Dybala nesër i nënshtrohet testeve mjekësore.
Dybala pësoi lëndimin të dielën mbrëma, ndërsa shënoi një penallti që përfundimisht i dha Romës të tre pikët kundër Lecce.
Shkalla e lëndimit nuk dihet, po sipas medieve italiane do kuptohet nesër.
‘La Gazzetta Dello Sport’, raporton se Paulo Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër, përcjell lajmi.net.
Nëse është një dëmtim i shkallës së parë, Dybala do të qëndrojë jashtë fushës për disa javë, por nëse është i shkallës së dytë, ai mund të humbasë më shumë se një muaj aksion dhe përfshirja e tij në Kupën e Botës do të vihej në dyshim.
‘Giallorossi’ dhe Argjentina janë ende shumë të shqetësuar për dëmtimin e sulmuesit të tyre edhe pse këtë mëngjes, të dyja palët janë pak më optimiste.