Roma po ia rrëmben Juventusit këta dy lojtarë

18:49 | 12 Gusht 2019

Kanë nisur bisedimet në mes të dy gjigantëve nga Serie A.

Drejtuesit e skuadrës së Romës do të udhëtojnë drejt Torinos për takuar drejtuesit e Juventusit, lidhur me transferimin e dy lojtarëve.

Skuadra nga kryeqyteti italian po synon që të transferojë dyshen e Juventus, Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani.

Sipas ‘Sportitalia’, Roma mund të sigurojnë shërbimet e Rugani në një marrëveshje huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje prej 20-25 milionë euro, transmeton lajmi.

Sa i përket situatës së Higuain, Roma mund ta huazojë lojtarin për shumën e 9 milionë eurove, me obligim blerjeje.

Lojtari argjentinas ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Juventus, por Roma do të tentojë deri në fund.

Komento: