Roma pranon ta shesë yllin e tyre në Francë

22:34 | 06 Gusht 2019

Portieri i Romës, Robin Olsen po diskuton një transferim në Montpellier, vetëm një vit pas transferimit të tij prej 9 milion eurosh nga FC Kopenhagen.

Ylli suedez ishte thellësisht zhgënjyes në sezonin e tij të parë në Serie A dhe vendin e ti e zuri Antonio Mirante gjatë muajve të fundit,përcjell ORAinfo.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma duan që të paktën të mos humbasin para në marrëveshje dhe shpresojnë ta dërgojnë atë në Montpellier me kredi me detyrim për të blerë, i cili do të aktivizohej pas një numri të caktuar paraqitjes./ORAinfo/

Komento: