Roma nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në dueli me Sassuolon në duhëtim në kuadër të xhiros së 14-të në Serie-A.
Përkundë rnjë loje të hapur që nga minuta e parë nga të dy skuadrat, nuk u realizua asnjë gol në 45 minutat e para.
Madje, dy golat e ndeshjes u shënuan në 10 minutat e fundit ku fillimisht Roma kaloi në avantazh në minutën e 80’ me golin e Tommy Abraham, por gëzimin e Jose Mourinhos e ndali goli i Pinamontit i cili riktheu baraspeshën 5 minuta më vonë.
Në minutat e mbetura të dy skuadra provuan ta fitonin ndeshjen duke sulmuar me të gjitha forcat, por asnjëra nuk ia dolën.
Roma ka 26 pikë në vendin e pestë, kurse Sassuolo është e 13-ta me 16 pikë.