Romagnoli befason me deklartë , ja çfarë thotë për tifozët kosovarë

18:44 | 10 Gusht 2019

Yjet e Milani janë befasur për të mirë me pritjen e tifozëve në Kosovë.

Milan ka mbërritur sot në Kosovë për të zhvilluar miqësoren kundër kampionëve të Superligës së Kosovës, Feronikeli.

Në qytetin e Prishtinës janë mbledhur shumë tifozë të gjigantin evropian Milan, për të pritur skuadrën, me shpresën për të parë nga afër disa prej yjeve ‘Rosoneri’.

Lidhur me këtë pritje madhështore, ‘TV Dukagjini’ ka intervistuar Romagnolin, i cili është shprehur jashtëzakonisht i lumtur.

“Jam i gëzuar që jemi këtu, u kënaqa shumë që pash kaq shumë tifozë të Milan” ka thënë Romagnoli.

“Shpresoj të luajmë një ndeshje të mirë dhe t’i kënaqim tifozët tanë që na përcjellin” ka thënë tutje mbrojtësi italian.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Milan do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45.

Komento: