
Ish drejtori i sportiv i Napolit dhe Atalantas, Pierpaolo Marino dha një intervistë për Radio Sportivën për Juventusin dhe strategjitë e transferimit të verës të Milanit.
Kur u pyet për të ardhmen e mbrojtësit të Rossonerëve Alessio Romagnoli, Marino ka dhënë një deklaratë të papritur, përcjell ORAinfo.

“Mendoj se ai do të jetë i përsosur për Juventusin sepse Bianconerët duhet të nënshkruajnë disa mbrojtës të rinj dhe Romagnoli ka provuar të jetë mjaft i mirë për të konkurruar në nivelet më të larta”, ka thënë Marino./ORAinfo/