Romagnoli largohet nga Milan?- Lojtari zbulon të ardhmen

23:45 | 20 Maj 2019

Romagnoli flet për të ardhmen e tij.

Alessio Romagnoli ka sqaruar gjithçka sa i përket të ardhmes së tij, duke qetësuar të gjithë tifozët e Milan me fjalët e tij.

Milano do të dështojë që të marrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve edhe këtë edicion, por ky fakt nuk e bën sezonin të dështuar sipas Romagnolit.

Lojtari ka bërë të ditur se planifikon qëndrimin tek Milano, dhe për këtë ka thënë se ka disa arsye.

“Jam i lumtur tek Milan. Do të rri këtu përderisa jam i lumtur, pastaj do të shohim” ka thënë Romagnoli, transmeton lajmi.

Skuadra duhet të flas rreth thashethemeve, jo unë. Jam i lumtur, jam kapiteni dhe kam shumë arsye të qëndroj” ka thënë ndër të tjerash qendër mbrojtësi.

“Mos pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve nuk do të ishte dështim i sezonit, por do të ishte zhgënjyese. Kemi lëshuar pikë në disa ndeshje të cilave u jemi qasur gabim” ishin fjalët e kapitenit të ‘Rosonerëve’.

Këtë edicion lojtari ka regjistruar 31 paraqitje në Serie A, ku ka shënuar 2 gola. Ai ka edhe katër ndeshje të luajtura në kuadër të Kupës së Italisë.

Komento: