Romagnoli-Juventus vjen lajmi “bombë” nga Italia

22:37 | 09 Shkurt 2019

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli ka një sezon të shkëlqyer deri më tani dhe verën e kaluar ai gjithashtu ka provuar të jetë një kapiten i vërtetë për rossonerët.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi ishte afrimi nga Juventusi, por refuzoi ofertën. Një sinjal i rëndësishëm, i cili dëshmon lidhjen e tij me klubin përcjell ORAinfo.

Zërat e kohëve të fundit për interesin e Juventusit nuk kanë ndikuar fare në të. Romagnoli është mirë në Milano dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ajrin.

Klubi e konsideron kapitenin një shtyllë të rindërtimit teknik të ekipit. Romagnoli pëlqen rolin: ai është një nga më të dëgjuarit nga grupi, por edhe një nga lojtarët më me përvojë në aspektin e ndeshjeve të luajtur për klubin./ORAinfo/

Komento: