Alessio Romagnoli ka provuar veten në fushë gjatë dy muajve të fundit dhe është bërë një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit të Gennaro Gattuso në AC Milan.
Sezonin e kaluar, ai u bë kapiteni i klubit pas largimit të Leonardo Bonucci dhe ai ka marrë përgjegjësinë shumë mirë. Megjithatë, ai jo vetëm që tregon cilësitë e tij në fushë, por edhe në aspekte të tjera përcjell ORAinfo.
Pas ndeshjes kundër Empolit, një djalë i vogël arriti të shmangë mbikëqyrjen e kujdestarëve në San Siro. Ai u ngjit mbi gardhe dhe hyri në fushë, duke drejtuar Romagnoli.
Numri 13 i Milanit fillimisht ishte i befasuar nga ky djalë i panjohur, pasi që stafi i sigurisë ka ndërhyrë dhe për të hequr atë nga fusha.
Romagnoli pastaj e qetësoi situatën dhe e plotësoi dëshirën e fëmijës, duke e dhuruar atë fanellën e veshur me një ndeshje dhe duke e përqafuar atë më pas përpara “dorëzimit” të djalit tek kujdestarët./ORAinfo/