Romagnoli te Juventus? – Ky është lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Romagnoli te Juventus? – Ky është lajmi i fundit

22:32 | 07 Shkurt 2019

24-vjecari është pjesë e Milanit që nga viti 2015

​Romagnoli ia ka mbyllur derën Juventusit, nuk dëshiron të largohet nga “San Siro”

Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, nuk dëshiron të ndërrojë skuadër, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportuan gjatë gjithë merkatos së janarit se Juventusi është duke u interesuar për 24-vjecarin dhe se do të tentojë t’ia rrëmbejë atë Milanit gjatë verës.

Por, Romagnoli thotë se s’ka dëgjuar për thashetheme të tilla dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro”.

“Nuk kam dëgjuar për këto thashetheme”, u shpreh Romagnoli.

“Afati kalimtar nuk është i hapur dhe unë jam i lumtur te Milani. Nuk shoh asnjë arsye për ta ndërruar klubin”.

“Është nder të jesh kapiten i Milanit dhe këto janë thashetheme për të cilat as që kam dëgjuar”.

“Jam shumë i lumtur në Milan dhe për aq kohë sa do të jem i lumtur, dua të qëndrojë këtu”.

24-vjecari është pjesë e Milanit që nga viti 2015, ku u transferua nga Roma për 25 milionë euro.

Ai ka bërë deri më tani 135 paraqitje për Kuqezinjtë, duke shënuar 7 gola.

Komento: