Romangonli në Chelsea, ky është lajmi i fundit nga Anglia

18:13 | 27 Shkurt 2019

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është përmendur si futbollisti që po kërkohet shumë nga Chelsea.

Mediat kanë raportuar se mbrojtësi italian është i pëlqyer shumë nga drejtuesit e klubit londinez pas paraqitjeve shumë të mira këtë sezon, shkruan Indeksonline.

Në faqen zyrtare, Chelsea ka pyetur tifozët se cilin e donë të transferohet gjatë verës në Standford Bridge.

“Kush dëshironi të nënshkruaj në verë?”, ka pyetur Chelsea.

Kujtojmë se vlera aktuale e 24 vjeçarit është rreth 60 milionë euro.

Komento: