Lukaku s’e tradhton Evropën.
Romelu Lukaku ka vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollint evropian.
Sulmuesi belg ka oferta nga Arabia Saudite, klubet e së cilës janë të gatshme të shpenzojnë para të majme.
Chelsea është i gatshëm ta shesë lojtarin në ndonjë klub saudit, por që është përfaqësuesi belg ai që ka plane të tjera, shkruan Gazeta Express.
Prandaj, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka mësuar se gjiganti i sulmit ka vendosur të mos e tradhtojë Kontinentin e Vjetër.
Lukaku e ka vlerësuar interesimin e klubeve arabe, por që preferon të mbetet në Inter, ku është i huazuar.
Mbetet të shihet nëse “Nerazzurri” do ta gjejnë gjuhën e përbashkët me “Blues” për blerjen definitive të ish-futbollistit të Evertonit dhe të Manchester Unitedit.
Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që Lukaku të huazohet edhe për një vit në Itali.