Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

12:44 | 01 Maj 2024

Egla Ceno është zgjedhur mbrëmë (e martë) si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Me këtë rast, aktorja kishte një avantazh të rëndësishëm në lojë pikërisht për këtë.

Ajo kishte të drejtë që të dërgonte dy persona në televotim, por kësaj radhe jo për të eliminuar po për diçka shumë të rëndësishme.

Egla tha Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin dhe publiku do të ‘zgjedhë finalistin e parë’.

Më i votuari do të shkojë menjëherë në finalen e madhe dhe tjetri do të jetë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Megjithatë, këtë e di vetëm Ceno dhe se të tjerët mendojnë se çifti është në nominim për t’u eliminuar.

Kjo ka bërë që të mërzitet çifti duke thënë se nuk e prisnin një gjë të tillë nga Egla.

Pjesë nga biseda e tyre:

Heidi: U bë nami për 20 ditë?

Romeo: Jo nuk u bë nami..

Heidi: Po qan?

Romeo: Jo.

Heidi: Prit të të shoh?

Romeo: Po ik tani.

Heidi: Të dua shumë.

Komento: