Ronaldo i gatshëm të thyej rekorde: Shumë i lumtur që u ktheva në kombëtare.
Kombëtarja e Portugalsië zhvillon dy ndeshje gjatë muajit mars për fazën para-kualifikeuse për Euro 2024.
Kapiteni, Cristiano Ronaldo u ftua dhe sot gjatë ditës mbajti seancën e parë stërvitore me bashkëkombësit e tij, shkruan Lajmi.net
Përmes rrjeteve sociale, lojtari i Al Nassr nga Arabia Saduite tregoi se sa i lumtur është që përsëri i ftua nga trajneri Fernando Santos për dy ndeshjet e marsit.
“Shumë i lumtur që u ktheva në kombëtaren tonë dhe ta përfaqësoj sërish Portugalinë”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale
Portugalia gjatë këtij muaji zhvillon dy ndeshje të lehtë në letër, fillimisht më 23 mars ndaj Lichtenstein dhe më 26 mars ndaj Luksemburgut.