Koeman tashmë ka folur për të ardhmen e Suarezit.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen e sulmuesit Luis Suarez.
Dështimi i Barcelonës këtë sezon duke mos fituar asnjë trofe ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për një revolucion të madh, duke larguar lojtarët e ‘paprekshëm’.
Në këtë listë është i përfshirë edhe Luis Suarez, i cili në sezonet e fundit ka qenë ‘hija’ e Suarezit që jemi mësuar ta shohim.
Koeman është i vetdijshëm që uruguaiani nuk ka të ardhme në ‘Camp Nou’, duke thënë: “Suarez të kthehet në Ajax? Nëse kjo ju bën të lumtur, atëherë është në rregull”.
33-vjeçari duket se do të rikthehet te ish-klubi i tij në Holandë, pasi edhe Barca nuk llogarit më te ai.