Ronaldinho me deklaratë shokuese për Messin

13:18 | 13 Dhjetor 2019

Ronaldihno ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Ish ylli i Barcelonës, Ronaldinho, nuk dëshiron që ta krahasojë argjentinasin me Pelen e Maradonën.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të cilësohet vetëm si lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, thotë Ronaldinho.

39 vjeçari, Ronaldinho ka qenë bashklojtar me Messin në Barcelona.

Messi në atë kohë ishte në fillime të ‘kohës së artë’ të tij, e tani është lojtari i vetëm në botë që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë.

Por, Ronaldinho edhe pse thotë se ai është lojtari më i mirë i tanishëm, nuk e vë atë para lojtarëve si Pele e Diago Maradona.

“Unë nuk mund të them se Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë, por ai është më i miri i kohës së tij”, ka thënë Ronaldinho.

Komento: