Ronaldo afër rekordit të madh

19:27 | 12 Nëntor 2020

Cristiano Ronaldo edhe më afër rekordit të ëndrrave.

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë.

Sulmuesi i Juventusit e ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit.

Ronaldo shënoi gol të bukur me kokë në triumfin e Portugalisë 7:0 kundër Andorrës në një ndeshje miqësore të mërkurën.

Ky ishte goli i 746-të i Ronaldos në karrierë, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit.

Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele kanë më shumë gola se Ronaldo.

Pele prin me 805 gola, duke i lënë prapa Romarion me 772 gola dhe Bican me 767 gola.

Rekordi tjetër historik që CR7 e synon është atë për gola të shënuar për kombëtare më së shumti në histori.

Ronaldo është i dyti, kundër Andorrës e shënoi golin e 102.

Ai e ka objektiv të thyejë rekordin e iranianit, Ali Daei, që i ka varur atletet me 109 gola me fanellën e Iranit.

Ronaldo është vetëm shtatë gola larg këtij rekordi që tashmë nuk duket i paarritshëm për portugezin, por po për shumë futbollistë që vështirë se do ta arrijnë ndonjëherë.

Komento: