Bayern Munich, zhvilloi bisedime me agjentin e Cristiano Ronaldos për një transferim të mundshëm gjatë verës, por vendosi të mos e nënshkruajë atë nga Manchester United.
Sulmuesi portugez donte të largohej nga Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar të verës për t’iu bashkuar një klubi që konkurron në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përcjell ORAinfo.
Bayern ishte një nga shumë opsionet e shpallura si një destinacion i mundshëm për 37-vjeçarin, por asnjë lëvizje nuk u materializua dhe ai përfundoi duke qëndruar në Old Trafford./ORAinfo/