Ronaldo “çon peshë” Seria A me deklartën e fundit

18:40 | 30 Korrik 2019

Ronaldo si gjithmonë ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes.

Cristiano Ronaldo ka udhëtuar në Madrid, për të tërhequr çmimin “Marca Leyenda”.

Portugezi i intervistuar nga gazeta prestigjoze “Marca”, është kthyer të flasë për objektivat e tij.

Ai ka deklaruar se Juventus do ta fitojë Championsin, por nuk e di nëse do të ndodhë këtë vit apo vitin tjetër.

Ai është shprehur:

Juventusi do ta fitojë Champions Leaguen, nuk e di nëse do të ndodhë këtë vit apo vitin e ardhshëm, por do ta fitojë. Pasi fitova me Realin, kisha nevojë të ndryshoja ambjent. Kam fuqi ende për të fituar.
Kujtojmë këtu se Juventus pagoi për Cristiano Ronaldon plot 110 milion euro.

Bardh e zinjtë prisnin që me portugezin të fitonin diçka jashtë Italisë, por vitin e parë dështuan, siç ka ndodhur vitet e fundit, duke u eleminuar nga Ajaxi.

Mirëpo deklaratat e Ronaldos mbajnë gjallë shpresat e tifozëve bardh e zinj. Gjithashtu Juventus u përforcua këtë vit me de Ligt, lojtarin që i ndëshkoi një vit më parë në Europë, duke shpresuar se do të zgjidhin përfundimisht problemet me mbrojtjen. Të shohim e të presim nëse ky vit do t’i japë fund vuajtjeve të tifozëve bardh e zinj.

Komento: