Ronaldo del 18 herë pozitiv në koronavirus

13:32 | 29 Tetor 2020

Ronaldo vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirus.

Crisitano Ronaldo ishte mungesa e madhe e Juventusit në sfidën kundër Barcelonës.

Portugezi nuk mundi të paraqitej në këtë ndeshje, pasi ishte infektuar me COVID-19.

Ronaldo ishte testuar pozitiv për të parën herë më 13 tetor, gjatë grumbullimit te Portugalia.

Sipas mediumit ‘TV1’ në Portugali, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë.

Për herë të fundit, Ronaldo doli pozitiv në testin e bërë 24 orë para ndeshjes me Barcelonën.

Komento: