‘Ronaldo dhe Messi nuk janë më lojtarët më të mirë në botë’

14:41 | 09 Mars 2022

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville ka dhënë disa komente lidhur me dy futbollistët më të mirë në histori; Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Neville, tashmë aktiv në ‘Sky Sports’, ka shprehur mendimin se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë më lojtarët më të mirë në botë.

“Nuk ka dyshim se Ronaldo dhe Messi po shkojnë drejt fundit të karrierës.

“Në këtë moment, për herë të parë në disa vite, nëse pyet njerëzit se cilin lojtar në botë do ta transferonin nëse do të mund të zgjedhnin vetëm një, askush nuk thotë Messi apo Ronaldo. Ata zgjedhin Mbappe apo Erling Haaland, Robert Lewandowski e Mohamed Salah”, ishte argumenti i ish-mbrojtësit të djathtë.

“Ata nuk janë më lojtarët më të mirë në botë”, shtoi Neville.

Cristiano Ronaldo aktualisht aktivizohet me Manchester United, derisa Lionel Messi luan me PSG. Ky i fundit pritet të zbresë në fushë sonte, për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Komento: