Ronaldo “dridh” Seria A

22:43 | 18 Maj 2019

Cristiano Ronaldo, ka arritur edhe një sukses.

Liga italiane e futbollit ka vlerësuar lojtarët më të mirë të këtij sezoni edhe pse kampionati nuk është mbyllur ende.

Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur gardiani i Interit Samir Handanovic që në 36 takime të luajtura deri tani ka pësuar 28 gola.

Mbrojtësi më i mirë është vlerësuar Kalidou Koulibaly i Napolit. Mesfushori më i mirë Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, sulmuesi më i mirë me meritë është përzgjedhur kryegolashënuesi i Serie A, 36-vjeçari Fabio Quagllierala.

Nicolo Zaniolo i Romës është vlerësuar me çmimit e futbollistit të ri më të mirë, ndërsa lojtari më i mirë absolut i këtij kampioanti padyshim që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Komento: