Ronaldo ishte lider në mbrëmbjen e sotme për ekipin e tij.
Cristiano Ronaldo e mposhti dy herë Diego Simeonen mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampionëve, me futboll dhe me festim.
Përveç se e eliminoi Atletico Madridin e Diego Simeones, duke ia siguruar Juventusit çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me super het-trikun e tij, Ronaldo ia ktheu trajnerit argjentinas edhe festimin me “topa”, shkruan Gazeta Express.
Duke e festuar golin e parë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, trajneri Diego Simeone u kthye kah tifozët dhe kapi me të dy duart pjesën e tij intime.
Kjo s’u kishte pëlqyer askujt në Juventus, natyrisht, por duket se Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur në mend më së miri gjestin e Simeones.
Simeone kishte thënë, duke u shpjeguar se: “[Festimi] nënkupton se unë kam topa, shumë topa. E kam bërë një herë më parë. Ta fusësh në lojë Costan dhe Koken një muaj pa luajtur, duhet të kesh topa”.
Sonte, Ronaldo shënoi tri gola dhe e eliminoi Atleticon i vetëm me rezultat të përgjithshëm 3:2, dhe nuk harroi të festoi… në stilin e Simeones.