Cristiano Ronaldo rrezikon seriozisht të humbasë sfidën Juventus-Barcelona, në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Ligwn e Kampionëve.
Kampioni portugez, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në kontrollet e kryera në ekipin kombëtar, sigurisht që do të detyrohet të mos jetë i pranishëm në Dinamo Kiev-Juventus, e planifikuar të martën e 20 tetorit. Mundësia është shumë e madhe që mungojë edhe në përballjen me rivalin e tij historik, Lionel Messi, më 28 tetor.
Në fakt, Protokolli i UEFA-s parashikon që, për të pasur dritën jeshile për të dalë në fushë në një garë europiane, një lojtar duhet të deklarohet i kuruar klinikisht dhe negativ për COVIDIN-19 të paktën një javë para ndeshjes, pasi dokumentacioni i plotë në lidhje me gjendjen e shëndetit të lojtarit, me rezultatet e ekzaminimeve, duhet të dërgohet në UPAP (Paneli këshillëdhënës i Protokollit në UEFA) për analizë dhe miratim.
CR7-a, në këtë rast, në fakt, është në garë me kohën, duke pasur parasysh që ndeshja kundër Barcelonës është planifikuar të zhvillohet pas 15 ditësh.
Ronaldo, duhet të negativizohet deri të mërkurën, më 21 tetor. Nëse fati nuk është me të, për të qenë i pranishëm në fushë, në ndeshje e parë si lojtar i Juventusit kundër Messit, do të duhej ta presë sfidën e kthimit, e planifikuar për 8 dhjetor.
Përveç ndeshjes kundër Dynamos së Kievit, numri 7 i Juventusit, do të humbasë të paktën dy ndeshjet e radhës në kampionat, kundër Crotones dhe Veronës.