Ronaldo e humb përballjen me Barcelonën, përsëri pozitiv me Covid-19

14:15 | 22 Tetor 2020

Ronaldo përsëri pozitiv me Covid-19, e humb përballjen me Barcelonën.

Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e dytë për koronavirus të enjten dhe si pasojë do të mungojë në përballjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Ronaldo infektua me koronavirus në fillim të muajit të këtij muaji derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë, raporton Gazeta Express.
Ai po shpresonte se do ta mposhte virusin në kohë për takimin me Barcelonën e Lionel Messit të mekurën e ardhshme.

Megjithatë, edhe pas nëntë ditëve në karantinë në Torino, Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e bërë të mërkurën mbrëma.

Sipas rregullores së UEFA-s, një futbollist duhet të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes, për të pasur të drejtë të luajë.

Komento: