Ronaldo e injoroi Santosin pas largimit nga Portogalia

13:33 | 16 December 2022

Ronaldo nuk reagon pas largimit të Santosit

Përderisa futbollistët tjerë të Portugalisë kanë reaguar pas largimit të trajnerit Fernando Santos, kapiteni Cristiano Ronaldo nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Joao Cancelo ishte ndër të parët që postoi një mesazh falënderimi për Santosin, i cili më nuk do të jetë në krye të Portugalisë.

Santos u largua nga ky post të enjten edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2024.

Largimi i tij erdhi pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022”.

Mediumet portugeze kanë raportuar se Ronaldo nuk ka reaguar fare ndaj largimit të Santosit për shkak të prishjeve të raporteve me trajnerin në turneun e Katarit.

Santos e la në stol Ronaldon për dy ndeshjet e fazës eliminatore të Portugalisë, veprim ky që thuhet se e ka nervozuar shumë 37-vjeçarin.

Në pesë paraqitje në këtë Botëror, Ronaldo ka shënuar vetëm një gol.

Komento: