Ronaldo e konfirmon: Ky është Evropiani i fundit për mua

12:52 | 02 July 2024

Kristiano Ronaldo festoi fitoren ndaj Sllovenisë, por e gjithë ndeshja ishte një makth i vërtetë për të, pasi portieri kundërshtar Jan Oblak e përloti atë.

Ronaldo u përpoq të shënonte gjatë gjithë ndeshjes, por nuk shkoi siç ishte planifikuar. Katër herë ka goditur nga gjuajtja e lirë, ka dalë i vetëm ndaj portierit slloven, por Oblak ka qenë më i suksesshëm në çdo rast.

Goditja e fundit erdhi në të pjesën e parë të vazhdimeve kur gjyqtari Daniele Orsato i dha Portugalisë një penallti. Ronaldo mori përgjegjësinë, por Oblak edhe një herë bëri një pritje fantastike. Pas penalltisë së humbur, portugezi i famshëm u pushtua nga emocionet dhe nuk i fshehu dot lotët në mes të fushës në Frankfurt.

Ai bëri të ditur gjithçka pas ndeshjes dhe zyrtarizoi se po i jep lamtumirë Kampionateve Evropiane këtë verë. Ronaldo konfirmoi se këto janë paraqitjet e tij të fundit në Evropian.

“Ky do të jetë kampionati im i fundit evropian sigurisht. Por, nuk jam i prekur nga kjo, por nga entuziazmi. Më erdhi keq për tifozët. Do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse më dështoj apo jo. Dhe unë do ta bëj këtë gjatë gjithë jetës sime, sepse ju duhet ta merrni atë përgjegjësi”, përfundoi ylli portugez.

Portugezët do të kenë një detyrë shumë më të vështirë në çerekfinale, pasi i pret një nga favoritët për titullin evropian, Franca, e cila dje ishte më e mirë se Belgjika duke fituar me rezultat 1-0.

Komento: