Ronaldo e konfirmon: Njerëzit në Madrid e duan që unë të kthehem në Real

12:29 | 03 Maj 2019

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për El Pais, ku ka folur fjalë të mëdha për tifozët spanjoll.

Ylli portugez foli për të ardhmen e tij dhe për lëvizjen e tij në Juventus.

“Tifozët spanjollë më trajtojnë mirë, dua t’u jap një vend për të punuar pa marrë parasysh problemin që kam pasur, diçka që nuk do ta harroj gjithsesi. Unë shikoj përpara me kokën time, jeta ime është një libër i hapur, njerëzit në Madrid më duan, tifozët e Real Madridit e dinë se unë i kam dhënë shumë për këtë klub, njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thoni të kthehem në Real, ata thonë se ‘Kjo shtëpi është e jotja’. Është diçka që më pëlqen të dëgjoj”, ka thënë Ronaldo, përcjell ORAinfo.

Ai tutje ka thënë se njerëzit në Spanjë e duan atë pavarësishtë moshës.

“Njerëzit mendojnë se paratë i anullojnë të gjitha problemet. Njerëzit mendojnë se nëse keni para ju nuk keni jetuar momente të këqija në jetën tuaj. Ata po presin që të humbasë një dënim ose të luajë keq në një lojë të rëndësishme. Është jeta dhe unë jam i përgatitur për të”, ëhstë shprehur Ronaldo. /ORAinfo/

Komento: