Ronaldo e nis një epokë të re në Kombëtare, i shkarkohet përgatitësi fizik

13:03 | 22 March 2023

Ka nisur një epokë e re për Cristiano Ronaldon.

Jo veç në aspektin e klubeve, pas transferimit të tij në Al-Nassr, por edhe në Kombëtare.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit është konsideruar si një element i rëndësishëm për Portugalinë nga ana e selektorit Roberto Martinez.

Por, “privilegjet tradicionale” me të cilat ishte mësuar sulmuesi nuk do të gjejnë vend në epokën e re.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, në fakt, Federata Portugeze e Futbollit e ka përjashtuar Ricardo Regufen, përgatitës fizik historik i “CR7”, nga grupi i stafit të parë teknik në Kombëtare.

Prezenca e Reguge brenda delegacionit portugez në Botërorin e fundit duke se ka shkaktuar tensione brenda dhomave të zhveshjes sa që e ka detyruar Federatën që ta marrë këtë vendim.

38 vjeçari Ronaldo synon të marrë pjesë me Portugalinë në Euro 2024 dhe më pas të pensionohet nga Kombëtarja.

Komento: