Ronaldo e pranon, ishte pranë transferimit në Man City

10:40 | 17 November 2022

E pranon Ronaldo, ishte pranë transferimit në Man City.

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se vitin e kaluar, pasi vendosi të largohej nga Juventusi, ishte pranë transferimit në Manchester City.

Ylli portugez megjithatë në fund e hodhi poshtë mundësinë që t’i bashkohej ekipit të Pep Guardiolës për t’u rikthyer në Manchester United, aty ku e kishte bërë historinë në eksperiencën e tij të parë, shkruan Gazeta Express.

“Në vitin 2021 isha pranë transferimit në Manchester City. U befasova në atë kohë pasi ata bënë përpjekje të mëdha për të më marrë. Por, vendosi zemra ime, historia ime me Man Utd, me Sir Alex Fergusonin. Zemra ime foli me zë të lartë në atë moment.”, deklaroi Ronaldo në intervistën e fundit, e cila ka bërë bujë të madhe.

Sidoqoftë, atij nuk i dolën pritshmëritë pasi u befasua për të keq me mungesën e infrastrukturës dhe me trajtimin që iu bë.

Ai madje tha se ndihet i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”, derisa insiston se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.

Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, 37 vjeçari do të largohet nga “Old Trafford” dhe me këtë rast pritet t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër evropian.

Komento: