Ronaldo e ‘qon në qiell’ Messin: Është lojtar i jashtëzakonshëm

22:33 | 17 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo ka folur në superlativ për Lionel Messin.

Në intervistën për Piers Morgan, pjesa e dytë e të cilës po transmetohet tani, Ronaldo ka folur për argjentinasin Messi. Për gati dy dekada Ronaldo e Messi kanë dominuar botën e futbollit.

Dhe shumë kanë vlerësuar se rivaliteti i tyre ishte i madh.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm. Kemi ndarë skenën për 16 vjet. Imagjinoni, 16 vjet. Kështu që kam raport shumë të mirë me të”, ka thënë Ronaldo. Intervista e tij për Piers Morgan ka bërë bujë të jashtëzakonshme.

Ai kishte kritikuar Manchester Unitedin dhe drejtuesit e tij. Por për Messin, portugezi ka folur fjalët më të mira

“Është sikur Messi të jetë bashkëlojtari im. Është djalosh që e respektoj. Mënyra se si ai gjithnjë ka folur për mua. Madje edhe gruaja e tij, nga ajo që e thotë e dashura ime. Çka tjetër mund të them? Një djalosh i shkëlqyeshëm që bënë gjëra të mëdha për futbollin”, ka shtuar Ronaldo.

Komento: