Me golin e shënuar ndaj Ganës, Ronaldo e thyen një rekord të madh.
Portugalia arriti të kalojë në epërsi ndaj Ganës.
Ishte Cristiano Ronaldo që e fitoi penalltinë dhe vet e shndërroi në gol në minutën e 65-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ky gol ka një rëndësi të madhe për yllin portugez.
Ai bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në pesë Kampionate Botërore.
2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022 janë Botëroret në të cilat pesë herë fituesi i Topit të Artë është regjistruar në listën e golashënuesve.