Ronaldo e thyen një rekord të madh me golin e shënuar ndaj Ganës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo e thyen një rekord të madh me golin e shënuar ndaj Ganës

19:41 | 24 Nëntor 2022

Me golin e shënuar ndaj Ganës, Ronaldo e thyen një rekord të madh.

Portugalia arriti të kalojë në epërsi ndaj Ganës.

Ishte Cristiano Ronaldo që e fitoi penalltinë dhe vet e shndërroi në gol në minutën e 65-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ky gol ka një rëndësi të madhe për yllin portugez.

Ai bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në pesë Kampionate Botërore.

2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022 janë Botëroret në të cilat pesë herë fituesi i Topit të Artë është regjistruar në listën e golashënuesve.

Komento: