‘Ronaldo është lodhur duke luajtur vetëm’

10:32 | 19 Prill 2019

Edo Aguirre, një gazetar shumë i afërt me Cristiano Ronaldon, foli për El Chiringuito për reagimin e yllit portugez ndaj eliminimit të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

“Ronaldo është lodhur duke luajtur vetëm, ai është golashënuesi më i mirë dhe njeriu më i mirë që ndihmon. Ai gjithmonë shënon në ndeshje vendimtare, por nuk mjafton”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

Sipas raporteve në Spanjë, Ronaldo i ka thënë tashmë Juventusit se dëshiron të largohet në fund të sezonit, por Aguirre e mohon.
“Nuk është e vërtetë, ai nuk e ka thënë atë te Juventusi”, përgjigjet Aguirre.

Të sigurtë se Ronaldo nuk është i lumtur për daljen nga Liga e Kampionëve. Pas lojës, mamaja e tij foli për mediat dhe tha se CR7 nuk mund të “bëjë mrekulli”. /ORAinfo/

Komento: