Ronaldo foli personalisht me lojtarin, Al-Nassr do të nënshkruajë së shpejti

09:45 | 19 Janar 2023

Keylor Navas diskutoi me Cristiano Ronaldon një lëvizje të mundshme në Al Nasr.

Është raportuar se klubi nga Arabia Saudite dëshiron të nënshkruajë me portierin e PSG-së.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Al-Nasr i ofroi Kosta Rikanit një kontratë 3-vjeçare.

Vetë portieri foli me sulmuesin Cristiano Ronaldo për të mësuar më shumë rreth projektit të klubit.

Këtë sezon, Navas ka 1 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat, në Kupën e Francës.

Komento: