Ronaldo i bën thirrje Juventusit, transferojeni këtë trajner

15:59 | 21 Maj 2019

Cristiano Ronaldo, dëshiron që Jose Mourinho të zëvendësojë Massimiliano Allegrin që po largohet si trajner i Juventusit.

Çifti ka punuar më parë së bashku në Real Madrid dhe superstari portugez është i gatshëm të punojë sërish me bashkatdhetarin e tij, përcjell ORAinfo.

Mourinho gjithashtu ka mjaft përvojë pune në Itali, duke kaluar dy sezone si trajner i Inter duke fituar Ligën e Kampionëve në atë kohë./ORAinfo/

Komento: