
Nuk ka si Cristiano Ronaldo.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh në Instagram për tifozët e tij pas ndeshjes së fundit të sezonit të tij.

Sulmuesi portugez ka fituar tre trofe dhe sapo i dha fund një fushate tjetër të pabesueshme plot me shënime, gola dhe trofe, përcjell ORAinfo.

Ronaldo i ka shënuar të gjitha në llogarinë e tij zyrtare të mediave sociale. Sulmuesi i Juventusit tashmë po shijon pushimet e tij para fillimit të një sezoni të ri me Juventusin./ORAinfo/