Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pas sherrit me ta.
Ronaldo tha në episodin e parë te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito dhe se sipas tij ajo e ka marrë vendin prej Luizit.
Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.
Luizi i bëri thirrje Ronaldos që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother sepse sipas tij do ngelë pa punë.
Përmes një videoje në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.
“Dua të pyes Luizin a e mban mend arsyen dhe motivin për çfarë mi ke premtuar ato 5 mijë euro? A të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që bëre? A nuk ndihesh pak në faj Luiz? Po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim ati…”, shprehet Ronaldo.
Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjyer nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.