Ronaldo i thotë “PO” transferimit të yllit të madh te Juve

16:55 | 06 Gusht 2019

Mauro Icardi, mund të transferohet te Juventus , pasi Cristiano Ronaldo raportohet të ketë aprovuar ardhjen e sulmuesit të Interit.

Juve janë rikthyer në treg për Nr 9 të ri pasi marrëveshja e tyre e propozuar për shkëmbim me Manchester United që përfshin Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala nuk u realizua, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport pretendon se Bianconeri kanë rifilluar punën për transferimin e Icardi, me Ronaldo që ka dhënë ‘miratimin’ e 26-vjeçarit si partner në sulm.

Gazeta shpjegon se ai e sheh Argjentinasin si lojtarin ideal për të./ORAinfo/

Komento: