Ronaldo i vjetër flet për transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus

11:49 | 03 January 2019

Ish-lojtari brazilian Ronaldo e ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.

“Fenomeni” komentoi edhe transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi. Lëvizje që kapi në befasi opinionin sportiv.

“Nuk ishte një surprizë për ne që jetojmë me futbollin dhe presim gjithçka prej tij. Është kënaqësi të shoh Cristianon në Serie A. Juventusi me transferimin e tij është forcuar shumë”, tha ai.

Braziliani është president i Valladolidit në Spanjë, por në një të ardhme nuk e përjashton që këtë rol ta mbajë tek Interi.

“Unë president i Interit? Nuk e kam menduar kurrë, por nuk e përjashtoj. Nuk i kam paratë për ta blerë klubin, kështu që do të vazhdoj te Valladolidi.”

Komento: