Një lajm i madh ka ardhur për Milanin.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka njoftuar se Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, por jo ndaj Milanit.
“Ronaldo është shumë më mirë dhe kemi sinjale se ai do të jetë i gatshëm pas pesë ditësh për ndeshjen me Ajaxin”, ka thënë Allegri, i cili konfirmoi se portugezi nuk do të luaj të shtunën ndaj Milanit.
Ndeshja Ajax-Juventus, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.