Ronaldo jep lajmin e papritur

23:30 | 25 Shkurt 2022

Nuk i ka mbetur edhe shumë kohë yllit portugez ta shfaqë vetën.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se nuk i kanë mbetur edhe shumë vite, por superylli i Manchester United mbetet i vendosur si kurrë më parë për të marrë trofe në duart e tij dhe planifikon të luajë deri në të 40-at,përcjell ORAinfo.

Portugezi i tha DAZN: “Është e vështirë të thuash se nuk dua më shumë, sepse nëse jam në një klub që më jep mundësinë të fitoj më shumë gjëra, pse jo, dhe në kombëtare gjithashtu.

“E di që nuk kam shumë vite që luaj, katër apo pesë të tjera. Do të shohim dhe unë dua të fitoj më shumë gjëra”,ka përfunduar ylli portugez.
Kujtojmë se Ronaldo nuk po kalon një formë të mirë në Man Utd./ORAinfo/

Komento: