‘Puna ime në Evropë përfundoi, luajta për klube të mëdha dhe pata sukses – tani synojë të thyejë rekorde tjera’
Cristiano Ronaldo është shprehur krenar që në vazhdim të karrierës së tij do të luajë për Al-Nassr.
Ylli portugez është shfaqur sot në një konferencë për media, e para e tij si lojtar i klubit nga Arabia Saudite.
Mes tjerash, Ronaldo tha se tani synon të thyej rekorde edhe në kontinetin aziatik, ashtu siç bëri në Evropë.
“Jam lojtar unik dhe për mua është normale që pasi kam thyer të gjitha rekordet në Evropë, të bëjë një gjë të tillë edhe në Arabinë Saudite. Evolucioni i futbollit është i ndryshëm dhe ky nuk është fundi i karrierës sime duke u zhvendosur në Lindjen e Mesme. Kam ardhur këtu të fitoj, të luaj mirë dhe ta shijoj në maksimumin qëndrimin tim në Arabinë Saudite. Deri më tani, po ndihem shumë mirë”, tha fillimisht 37-vjeçari.
“Jam krenar që e mora këtë vendim të madh në jetën time si futbollist. Siç e potencuat, në Evropë puna ime përfundoi pasi kam luajtur në klubet më të mira dhe kam pasur suksese. Tani, jam në shtëpinë e re, pjesë e Al-Nassr dhe me padurim pres ta filloj këtë sfidë”, deklaroi Ronaldo.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me Al-Nassr ka kontratë të vlefshme deri në verën e viti 2025.