Cristiano Ronaldo do të kthehet nesër në Itali.
Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, është gati të kthehet në ambientet e Torinos, për t’iu bashkuar planit të Juves për rikthimin në seancat stërvitore.
Sipas planeve, skuadrat e Serie A do të rifillojnë seancat stërvitore nga 4 maji. Skuadrat kështu u kanë bërë thirrje lojtarëve të huaj që të kthehen në Itali.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Ronaldo do të kthehet në Itali gjatë ditës së nesërme, transmeton lajmi.net.
Ronaldo i ka kaluar javët e pandemisë në Madeira, në vendlindjen e tij.
Numri 7 i Juventus duhet të kalojë 2 javë të tjera në vet-izolim në Itali, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën.