Po ndodh e papritura, Ronaldo largohet nga Juventus, e transferohet në Premierligë te kjo skuadër.
Mediet italiane kanë lëshuar një “bombë” duke pretenduar se një ofertë e pasur nga Anglia ka mbërritur për Cristiano Ronaldon, dhe se Juventus janë të gatshëm ta pranojnë atë.
Është Chelsea që ka ofruar 120 milionë euro për Ronaldon. Pronari Roman Abramovich dëshiron të përdorë miqësinë që ka me agjentin e portugezit, Jorge Mendes.
Në anën tjetër, thuhet gjithashtu se Juventus janë të gatshëm të pranojnë ofertën, me faktin se Ronaldo është 35 vjeçar dhe ky është shansi i fundit për ta për të fituar një shumë të madhe parash për largimin e tij.
Me largimin e Ronaldos, Juventus do të lirohen nga një pagë e lartë, me 35 vjeçarin që fiton 30 milionë euro në sezon.
Chelsea nuk kanë qenë aktiv verën e kaluar në tregun e transferimeve shkaku i dënimit të FIFA-s, kështu që tani kanë mjete të mjaftueshme financiare për të shpenzuar në afrimin e lojtarëve.