Ronaldo largohet nga Juventusi ?

22:18 | 19 Prill 2019

Massimiliano Allegri ka insistuar se Cristiano Ronaldo është e ardhmja e Juventusit

Juve e mirëpresin Fiorentinën në stadiumin Allianz të shtunën duke e ditur se fitorja do të arrijë një tjetër Scudetto, përcjell ORAinfo.

Ronaldo shënoi në shtëpi kundër skuadrës holandeze, Ajax por goli i 34-vjeçar nuk ishte i mjaftueshëm që ekipi i tij të kalojë tutje.

Ani pse klubi i tij dështoi, Allgeri tregon se ai do të mbetet në Juventus.

“Cristiano është e ardhmja e Juventusit. Ai punoi shumë mirë këtë vit dhe do ta bëjë këtë të ardhmen . Natyrisht ai është i zhgënjyer, ashtu si të gjithë jemi, por ai është i qetë.

” Tani duhet të ecim përpara dhe të mendojmë për të fituar Scudetton, e cila do të jetë rezultat i një sezoni të madh “, ka thënë Allegri./ORAinfo/

Komento: