Ronaldo me kërkesë për Al-Nassr, iu kërkon në ekip futbollistin e Manchester Unitedit

17:25 | 21 Janar 2024

Futbollisti i radhës që mund të zbarkoj në futbollin arab është Casemiro i Manchester United.

Kjo lëvizje mund të ndodh pas kërkesës së Cristiano Ronaldo i ka bërë skuadrës së tij, Al-Nassr.

E tash, ekipi arab duket se ka nisur lëvizjet që të arrihet kjo marrëveshje.

Që të dy, Ronaldo e Casemiro njihen mjaft mirë së bashkë, pasi kanë luajtur tek Real Madridi, e së fundmi tek Manchester United.

Casemiro ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2026.

Sipas “Transfermarkt”, 31-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

Komento: