Rasti është mbyllur.
Katheryn Mayorga, ka tërhequr ankesën e saj kundër Cristiano Ronaldos me akuza për dhunë seksuale të paraqitur më 27 shtator.
Lajmi është dhënë nga e përditshmja Bloomberg e SHBA, sipas të cilës një shkarkim vullnetar është paraqitur në Gjykatën Shtetërore të Nevadas në Las Vegas muajin e kaluar, pa specifikuar nëse është arritur një marrëveshje ndërmjet palëve. Ankesa në fjalë daton që nga vera e vitit 2009, përcjell ORAinfo.
Padia pati një ndikim të dëmshëm në jo vetëm Ronaldon por Juventusin, pasi që çmimi i aksioneve të klubeve ra me 15% vitin e kaluar. Ronaldo mohoi publikisht akuzat por ka refuzuar deri tani të paraqesë një përgjigje ndaj padisë./ORAinfo/