Ronaldo mund ta ketë zhvilluar ndeshjen e fundit me Manchester United

15:58 | 13 Nëntor 2022

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për “Djajtë e Kuq”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë kryesisht një alternativë e dytë nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag i cili duket se nuk do të brengosej për një largim potencial të portugezit në afatin kalimtar të janarit.

Forma e Marcus Rashford e detyroi Ronaldon të pranonte rolin e zëvendësuesit, edhe kur Anthony Martial humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të lëndimit.

Tensionet mes lojtarit trajnerit arritën në kulm kur ai refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenhamit muajin e kaluar, gjë e cila u pasua me një përjashtim të tij nga skuadra për një ndeshje.

Megjithatë, Ronaldo mungoi në fitoren e EFL Cup ndaj Aston Villas për shkak të sëmundjes dhe thuhet se do të humbasë ndeshjen e së dielës në Premier Ligë ndaj Fulhamit.

Me përplasjen me “Cottagers” që përfaqëson ndeshjen e fundit të Man United para Kupës së Botës, “The Mirror” raporton se Ronaldo mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit në “Old Trafford”.

Pas përplasjes me Fulhamin, skuadra e Ten Hag do të përballet me Cadizin dhe Real Betis në miqësore gjatë Kupës së Botës, ku Ronaldo do të jetë me skuadrën e Portugalisë.

Dy ditë pas finales së Kupës së Botës më 20 dhjetor, Man United do të përballet me Burnley-n në fazën 1/16 të Kupës EFL përpara se të takohet me Nottingham Forest dhe Ëolverhampton Ëanderers në Premier Ligë përpara se të hapet afati kalimtar i janarit gjatë së cilët ylli portugez mund të transferohet në ndonjë klub tjetër evropian.

Komento: