Ronaldo na prezanton me ‘bishën’ e tij

09:21 | 02 Mars 2019

Ronaldo vazhdon ta ‘trash’ luksin e tij.

Cristiano Ronaldo është i pasionuar pas koleksionimit të makinave të shtrenjta, dhe një të tillë së fundi e ka prezantuar para ndjekësve të tij në Instagram.

Bëhet fjalë për Rolls Royce Cullian, për të cilën shumë media shkruajnë se e kishte blerë sa ishte te Real Madrid, por që vetëm tani Ronaldo ka vendosur ta ndajë me të tjerët.

“Puna është bërë”, ka shkruar Ronaldo derisa ka prezantuar Rolls Royce Cullian, përcjell lajmi.

Kjo bukuri vlen rreth 400 mijë euro, dhe investimi në të nuk paraqet problem për Ronaldon që fiton rreth 30 milionë euro në vit te Juventus.

Cullinan është 5,3 metra e gjatë dhe peshon 2660 kilogramë, ndërsa ka 563 kuaj fuqi.

Komento: